-
Sektori i sigurise ushqimore
-
Sektori shendetit te kafsheve
-
Sektori i Administrimit te tokave Bujqesore
-
Sektori i Keshillimit dhe Kooperimit Bujqesor
Përgjegjësi: Jetika Spahiu Mobil: 0682062394 E-mail:
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Misioni: Mbeshtetja e zhvillimit të bujqesise nepermjet perhapjes se njohurive dhe informacionit tek kategoritet e ndryshme të fermereve, bazuar në Strategjinë e Bujqësisë dhe Ushqimit si dhe Strategjine e Zhvillimit Rural, në përputhje me objektivat e politikes bujqesore dhe politikën afatgjatë të shërbimit këshillimor (2001-2010),.
Detyrat dhe përgjegjësitë.
- Ne përputhje me objektivat e politikes bujqësore dhe zhvillimit rural harton plane dhe programe për informimin, këshillimin dhe kooperimin e fermerëve.
- Përgatit raporte periodike dhe informacione mbi ecurinë dhe performancën e shërbimit këshillimor.
- Monitoron periodikisht aktivitetet e strukturave të shërbimit këshillimor publik, evidenton problemet dhe nevojat për informacion dhe merr masa për zgjidhjen apo plotësimin e tyre.
- Harton për çdo vit programin e trajnimit të strukturave të këshillimit, specialisteve të tjerë të bujqësisë dhe fermerëve, koordinon, monitoron dhe vlerëson realizimin e tij.
- Nxit bashkëpunimin e fermerëve. Siguron ekspertizë për probleme specifike për krijimin dhe konsolidimin e shoqatave të fermerëve dhe kooperativave bujqësore.
- Mbledh, pergatit dhe shperndan tek fermerët dhe industria agro-përpunuese rezultatet e punes se QTTB-ve nepermjet Qendrave të Informacionit Bujqësor.
- Në përputhje me procedurat e miratuara, koordinon identifikimin dhe implementimin projekteve të kërkimit në fermë të realizuara brenda programeve të punës të Qendrave të Transferimit të Teknologjive Bujqësore.
Ofrim i sherbimeve
- Shpërndan informacioni dhe mesazhe ekstensioni nëpërmjet kanaleve të ndryshme të masmedias, evidenton përvojat pozitive dhe përgatit publikime të ndryshme me natyre divulgative.
- Ndihmon në planifikimin e aktiviteteve të këshillimit bujqesor në nivel rajonal.
- Evidenton, ndihmon dhe promovon format e kooperimit të fermerëve.
- Siguron ekspertizë për probleme specifike për krijimin dhe konsolidimin e shoqatave të fermerëve e kooperativave, hartimin e planeve të biznesit, marketingun e prodhimeve bujqesore e blegtorale, etj.
-
Drejtoria juridike
Drejtori : Florian Piperi Tel. zyre : 04/2227347 E-mail :
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Kjo drejtori ka si mision kryesor të saj realizimin e komformitetit ligjor dhe përputhshmërisë së veprimtarisë së Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, legjislacionin në fuqi si dhe përmirësimin e kuadrit ligjor përkatës.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Bashkëpunon dhe ndihmon dretpërdrejtë drejtoritë, organizmat dhe institucionet në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, për hartimin e projektakteve ligjore dhe nënligjore, në përputhje me direktivat e BE-së.
- Ju bën të njohur legjislacionin strukturave Brenda Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit si dhe organizmave dhe institucioneve në varësi të saj, sipas fushës që ato mbulojnë.
- Përfaqëson me prokurë të veçantë Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në proçese gjyqësore.
- Bën interpretimin dhe sqarimin juridik të lewgjislacionit që lidhet direct ose indirekt me problemet dhe funksionet e MBUMK-së.
- Ndjek dhe realizon në afat planet ditore dhe mujore të punës, të hartuara në përputhje me detyrat e përcaktuara në programin vjetor të ministries së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
- Në bashkëpunim me drejtoritë e fushave përkatëse, bën në afat dhënien e mendimeve dhe vërejtjeve të nevojshme për aktet ligjore dhe nënligjore të minsitrive dhe institucioneve të tjera.
- Azhornon ndryshimet e herëpashershme të akteve ligjore e nënligjore dhe me anën e relacioneve, informacioneve apo promemorjeve i përcjell ato tek strukturat e MBUMK-së në qendër e në rrethe.
- Mban lidhje e konsultohet me drejtoritë homologe në Ministrinë e Drejtësisë, me Byronë Juridike pranë Këshillit të Ministrave dhe me drejtoritë juridike në ministritë e institucionet e tjera qëndrore për të gjitha problemet që kanë të bëjnë me zbatimin e akteve ligjore e nënligjore në fuqi dhe me përgatitjen e projekteve përkatëse për dispozitat e reja ligjore.
- Siguron dhe sistemon legjislacionin në fuqi, kur vepron apo ka lidhje me aktivitetin e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
-
Sektori i burimeve njerezore
P. Sektori : Besnik Gazheli Tel. zyre : 04/2222505 E-mail :
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Kontrollon përmbushjen e detyrave në zbatim të ligjeve :
Ligjit Nr. 8549, date 11.11.1999 “Për Statusin e Nëpunësit Civil”.
Ligjit Nr. 7961, date 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”
Ligjit Nr. 7583, date 13.07.1992 “Për Kompetencat dhe Caktimin e Pagave të Punës”
Ligjit Nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”
Ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave”
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Bën administrimin e numrit të punonjësve të aparatit të ministrisë dhe institucioneve të varësisë, harton, analizon efektivitetin e këtyre strukturave dhe propozon përmirësimet e tyre.
- I propozon titullarit, nivelin e pagave të punonjësve të aparatit dhe institucioneve të varësisë si dhe anëtarëve të Këshillave Drejtuese.
- Informon Departamentin e Administratës Publike për lëvizjet e punonjësve (emërimet, largimet, masat disiplinore), përgatit shpalljen e vendeve vakante, merr pjesë në të gjithë proçesin e rekrutimit.
- Ndjek dhe zhvillon kualifikimet afatshkurtra dhe afatgjata për punonjësit e aparatit dhe institucioneve të varësisë në kuadrin e bashkëpunimeve bilaterale dhe multilaterale si dhe ndjek pjesëmarrjen e përgatit dokumentacionin për konferenca, seminare, workshop-e, vizita pune etj. (memon për ministrin dhe urdhërat për dërgim jashtë shtetit).
- Duke bashkëpunuar me drejtoritë e Ministrisë zhvillon kurset e Institutit të Trajnimit të Administratës Publike.
- Administron dhe bën pasurimin e dosjeve personale të punonjësve, ndjek në vazhdimësi vjetërsinë e tyre si dhe bën lëvizjet e nevojshme në librezat e punës dhe rregjistrin themeltar.
- Harton planin vjetor të lejeve të zakonshme dhe ndjek zbatimin e tij.
- Ushtron kontrolle të vazhdueshme në institucionet e varësisë në lidhje me zbatimin e numrit të punonjësve dhe pagat e tyre.
-
Sektori i cilesise se ushqimit
-
Sektori i mbrojtjes se bimeve
-
Drejtoria e manaxhimit te tokes dhe ujrave
DREJTORIA E MENAXHIMIT TE TOKES DHE UJERAVE
Drejtor: Ing. Esat HASANI
Tel. Zyre: 04 - 2253-632
Mobil: 069 24 39245, 067 20 62 178
E-Mail:
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Drejtoria e Menaxhimit të Tokës dhe Ujrave ka per mision menaxhimin e qëndrueshëm dhe efektiv të tokës bujqësore, të sistemit të ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja.
Drejtoria e Menaxhimit të Tokës dhe Ujrave dhe strukturat teknike të varësisë bashkëpunojnë dhe koordinojnë punën me projektet me financimet e huaj që veprojnë për problemet e tokës, infrastrukturën së ujitjes, kullimit e mbrojtjes nga përmbytja në të gjithë fazat e zbatimit, duke filluar që nga projekt-ideja, hartimi i projektit të plotë të zbatimit, supervizimi, kolaudimi dhe marrja në dorëzim e objekteve të rehabilituara.
Drejtoria e Menaxhimit te Tokës dhe Ujrave bashkëpunon me sektorët e QTTB-ve për problematika të veçanta që lidhen me tokën bujqësore, me infrastrukturën e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja në aspektin e studimeve që i shërbejnë zgjidhjes së problemeve të tashme dhe të perspektivës.
Kjo drejtori përbëhet nga sektorët e mëposhtëm:
1. Sektori i Kullimit dhe Mbrojtjes nga Përmbytja 2. Sektori i Menaxhimit të Ujit 3. Sektori i Administrimit te Tokave Bujqësore 4. Inspektoriati Shteteror i Mbrojtjes Tokës 5. Sektori i Digave dhe Kolaudimit
-
Sektori i Digave dhe Kolaudimit
-
Sektori i Transferimit te Teknologjise
-
Zyra e arkivit dhe dokumentacionit
Pergjegjes sektori : Tatjana Mihali
Nr. te brendshem 75266
E-mail :
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Specialist Arkivi : Skender Lala
Nr. te brendshem 75117
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përgjigjet për administrimin, qarkullimin dhe ruajtjen e dokumentacionit të hyrë ose të krijuar në Ministri.
- Përgjigjet për dërgimin e postës në destinacion.
- Jep ndihmë dhe ushtron kontroll në arkivat e institucioneve në varësi të MBUMK-së.
- Bën përpunimin teknik të materialeve dhe i dorëzon në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit.
-
Drejtoria e përgjithshme e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes se konsumatorit
• Drejtoria e Pergjithshme e Sigurise Ushqimore dhe e Mbrojtjes se Konsumatorit (DPSUMK) eshte strukture e Ministrise se Bujqesise, te Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, si drejtori qe bashkerendon dhe harmonizon punen ne nivel qendror (brenda dhe midis drejtorive) dhe ne nivel lokal, ne kuadrin e disiplinimit te prodhimit ushqimor, te kontrollit te produkteve ushqimore, blegtorale dhe bimore ne teresi, te mbrojtjes se konsumatorit, etj. • DPSUMK, mbeshtetur ne programet e Qeverise, studion dhe ndjek politikat e kontrollit dhe te monitorimit te prodhimit dhe te konsumit te produkteve ushqimore, blegtorale dhe bimore. • DPSUMK merr pjese ne hartimin e legjislacionit perkates qe ka te beje me forcimin dhe modernizimin e kontrollit ushqimor, veterinar dhe fitosanitar. • DPSUMK ka ne vartesi sektorin e inspektimin ushqimor, veterinar dhe ate te mbrojtjes se bimeve prane Drejtorive Rajonale te Bujqesise dhe Ushqimit ne qarqe, si dhe lidhje te ngushte tekniko-shkencore dhe administrative me Institutin e Sigurise Ushqimore dhe Veterinarise Drejtoria e Pergjithshme e Sigurise Ushqimore dhe Mbrojtjes se Konsumatorit ka ne vartesi te saj :
Drejtorinë e Shendetit te Kafsheve dhe Mbrojtjes se Bimeve me dy sektore; Sektorin e Shendetit te Kafsheve dhe Sektorin e Mbrojtjes se Bimeve
Drejtorinë e Sigurise Ushqimore me tre Sektore; Sektorin e Sigurise Ushqimore, Sektorin e Cilesise Ushqimore dhe Sektorin e Mbrojtjes se Konsumatorit.
-
Sektori i mbrojtjes se konsumatorit
-
Sektori i Menaxhimit te Ujit
-
Sektori Informacionit Bujqesor
-
Sektori i I.T.-se
Specialist : Ditmira Shahu E-mail :
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Specialist : Eneida topulli E-mail :
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Informatizimi i veprimtarisë së Ministrisë nëpërmjet organizimit, mirëmbajtjes dhe ofrimit të zgjidhjes sa më të saktë të problemeve që dalin në Drejtoritë e Ministrisë dhe në Kabinet.
- Strukturimi i faqes së Internetit të Ministrisë dhe update-imi i faqeve të site-it me informacionet më të reja të fundit.
- Mirëmbajtja e softeve të kompjuterave dhe azhornimi i tyre në softe të reja.
- Mbrojtja e kompjuterave nga viruset duke bërë kontrolle të vazhdueshëm në të gjithë rrjetin kompjuterik të Ministrisë.
- Mirëmbajtja e pjesës hardware-ike të kompjuterave duke bashkëpunuar edhe me serviset përkatëse.
- Mirëmbajtja e aksesorëve të tjerë të kompjuterave si printerat, fotokopjet etj.
- Mirëmbajtja e linjës së internetit në kompjuterat e ministrisë dhe në rast avarish, bashkëpunim edhe me ISP-në përkatëse.
-
Inspektoriati Shteteror i Mbrojtjes se Tokes
Inspektoriati Shteteror i Mbrojtjes se Tokes
Kryeinspektor: Ndriçim BYTYÇI
Tel/ Fax Zyre: 04 – 2222-777
Mobile: 068 20 72 212 , 067 20 62 347
E-Mail:
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Detyrat dhe përgjegjësitë
o Ushtron kontrolle te programuara dhe te rastit per veprimtarine qe kryejne Komisioni i Mbrojtjes se Tokes dhe Inspektoriati i Mbrojtjes se Tokes ne qarqe, si dhe strukturat e tjera shteterore, te ngarkuara me ligj per zbatimin e dizpozitave ligjore per mbrojtjen e tokes. o Ben vleresimin e punes se kryer nga keto struktura dhe i propozone KSHMT-se masa per permiresimin e gjendjes dhe masa disiplinore e administrative per struktura dhe titullare, qe nuk kane permbushur detyrimet, qe rrjedhin nga aktet ligjore e nenligjore per mbrojtjen e tokes. Ne perfundim te çdo kontrolli harton aktin e kontrollit, i cili u behet i njohur kryetarit te Komisionit te Tokes, kryetarit te IMT, kryetarit te komunes/ bashkive ku eshte realizuar kontrolli. o Kontrollon mbajtjen e dokumentacionit teknik per mbrojtjen e tokes nga IMT dhe zerat e menaxhimit dhe te mbrojtjes se tokes ne komuna e bashki. o Grumbullon, perpunon dhe analizon te dhena nga KMT dhe IMT ne qarqe, ne baze te te cilave pergatiten raportet 6-mujore dhe vjetore per KSHMT-ne, si dhe raporte te veçanta per çeshtje konkrete, te kontrolluara drejtperdrejt ose nepermjet Seksionit te Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes. o Bashkerendon punen, ndermjet mbledhjeve te KSHMT-se, ne fushen e veprimtarive per mbrojtjen e tokes dhe masave per rehabilitimin e tokave te demtuara, me struktura te tjera ne varesi te Ministrise se Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe administrimit te Ujerave, Institucioneve te tjera dhe organeve te qeverisjes vendore, te ngarkuara per mbrojtjen e tokes. o MBUMK, nepermjet ISHMT-se ka ne varesi teknike Inspektoriatin e Mbrojtjes se Tokes ne Qark.
Baza ligjore e veprimtarive:
Baza ligjore që rregullon veprimtarinë në fushën e mbrojtjes se tokes bujqesore te ISHMT (Inspektoriatit Shteteror te Mbrojtjes se Tokes) eshte: 1. Ligji nr.8752, date 26.3.2001, “Per krijimin dhe funksionimin e strukturave per Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokes”, i ndryshuar. a. VKM nr. 532, date 31.10.2002, “Per menyrat e ushtrimit te funksioneve nga Seksioni i Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes ne qark dhe Zyra e Menaxhimit dhe Mbrojtjes se Tokes ne komune dhe/ose bashki”. b. Udhezimi i Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, nr.
1. date 20.2.2006, “Per ndryshimin e kategorise se tokes bujqesore dhe kategorizimit te resurseve”.
2. Ligji nr. 9244, datë 17.06.2004 “Për Mbrojtjen e Tokes Bujqesore”.
3. VKM nr.80 datë 28.01.2005 “Për Perberjen, Menyrat e Funksionimit, Detyrat dhe Pergjegjesite e Strukturave Shteterore te Mbrojtjes se Tokes Bujqesore”.
4. Udhëzimi i Ministrit Nr.1, datë 13.10.2005 “Per Dokumentimin e kontrolleve te Inspektoriateve te Mbrojtjes se Tokes”.
5. Udhëzimi i Perbashket Nga MBUMK dhe Ministrine e Mjedisit Nr.1, datë 18.11.2005 “Për Krijimin e Rregjistrit te Mbrojtjes se Tokes Bujqesore”.
-
Sektori i sherbimeve te pergjithshme
P. Sektori : Taip Oshafi E-mail :
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përgjigjet për mbarëvajtjen e shërbimeve të ndryshme.
- Administron të gjitha automjetet të cilat i mban në gadishmëri dhe i vë në dispozicion të drejtorive të aparatit.
- Organizon dhe kontrollon punën e centralit, kaldajës, pastrimit si dhe organizon dhe kontrollon punën e nëpunësve të informacionit.
-
Sektori i statistikes
-
Sektori i sherbimeve financiare
P. Sektori : Pranvera Keçi Tel. zyre : 04/2257009 E-mail : pranvera.keç
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Planifikon dhe zbaton planin e shpenzimeve të ndryshme dhe pagat e punonjësve, planin e shpenzimeve në valutë, bën rakordimin dhe ndjek zbatimin e planit përmes thesarit.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Ndjek dokumentacionin e bankës, bën kontabilizimin e dokumentacionit sipas llogarive, ndjek dhe kontrollon shpenzimet për riparime dhe blerje me lekë në dorë sipas dispozitave në fuqi.
- Përpilon dokumentacionin e shpenzimeve, përpunon të dhënat dhe nxjerr bilancin.
- Ndjek dokumentacionin e arkës për pagesat në valutë dhe lek.
- Kryen pagesat e ndryshme për pagat e punonjësve çdo muaj.
- Bën inventare fizike për magazinën, zyrat dhe bën rakordimet kontabël në llogari.
- Mban librin e pagave për çdo punonjës.
- Kryen proçedurat e prokurimit publik për mallrat, shërbimet dhe ndërtimet për aparatin e MBUMK-së.
- Harton dokumentat e tenderit, bën shpalljen e njoftimeve në gazeta dhe në buletinin e prokurimit publik.
- Komunikon me APP për shpalljen e ftesës për ofertë dhe njoftimit të fituesit.
- Komunikim zyrtar për sqarimin e oferuesve.
- Përgatit urdhërin e prokurimeve për blerjet me vlera të vogla.
-
Sektori i Kullimit dhe i mbrojtjes nga permbytja
Sektori i Kullimit dhe i mbrojtjes nga permbytja
Pergjegjes: Arben MUKAJ
Tel. Zyre: 04 - 2252-001
Mobile: 067 20 62 337, 069 21 53596
E-Mail:
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Detyrat dhe përgjegjësitë
o Përgjigjet për zbatimin e politikave kombëtare në fushën e infrastruktures se kullimit dhe mbrojtjes nga permbytja ne zbatim te ligjit nr. 8518, datë 30.7.1999 “Për ujitjen e kullimin”. i ndryshuar. o Koordinon dhe mbikqyr punen ne infrastrukturen kullimit e mbrojtjes nga permbytja, duke i trajtuar problemet ne kendveshtrimin operacional me fokusim ne problematikat teknike, qe kerkon e tashmja dhe zhvillimi i ardhshem i procesit te operimit, mirëmbajtjes te infrastruktures perberese te sistemit te kullimit e mbrojtjes nga permbytja. o Ndjek dhe kontrollon me prioritet te veçante problemet e infrastruktures elektromekanike qe lidhen me funksionimin e stacioneve te pompimit per kullimin (hidrovoreve) ne zonat qe kullojne me hidrovore dhe funksionim e parkut te makinerise se rende (ekskavatore dhe draga) per mirembajtjen e rrjetit kryesore te kanaleve kulluese. o Trajton te gjitha problemet qe lidhen me anen funksionale te hidrovoreve o Nxit transferimin e teknologjive moderne qe perdoren ne kullim e mbrojtjen nga permbytjet. o Merr pjese ne percaktimin e detyrave, buxhetin dhe planet e punimeve te Bordeve te Kullimit ne bashkepunim me sektoret e tjere dhe bashkepunon me projektet qe veprojne ne fushen e kullimit ne te gjitha fazat e zbatimit te tij. o Mbikqyr funksionimin e Bordeve te Kullimit ne procesin e operimit mirembajtjes dhe rehabilitimin e infrastruktures se kullimit e mbrojtjes nga perembytja. o Harton dhe propozon per miratim akte ligjore dhe nenligjore organeve eprore. o Bashkerendon punen per hartimin dhe zbatimin e projekteve me financime te huaja ne sistemin e kullimit e mbrojtjes nga permbytjet. o Merr pjese ne kryerjen e studime per perspektiven ne oganizimin, ndertimin dhe shfrytezimin e sistemeve kulluese e mbrojtjes nga permbytja. o Jep mendime per projektet e punes kerkimore-shkencore me karakter aplikativ, qe financon Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit per institucionet kerkimore shkencore qe kane objekt kullimin e mbrojtjen nga permbytja.
Baza ligjore që rregullon veprimtarinë në fushën e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga permbytja dhe të strukturave përkatëse që merren me këtë veprimtari (Bordet e Kullimit, Organizata e Federatat e Përdorimit të Ujit):
Baza ligjore e veprimtarive:
o Ligji nr. 8518, datë 30.7.1999 “Për ujitjen dhe kullimin” i ndryshuar me Ligjin nr.9860, datë 21.1.2008. o Urdhër, nr. 588, datë 27.12.2005, ``Për shfrytëzimin, mirmbajtjen dhe lëvizjen e makinerisë së rëndë dhe mjeteve të transportit në administrim të bordeve të kullimit në zonat ku veprojnë``. o Urdher, nr.287, date 12.6.2006, ``Per miratimin e Rregullores “Per shfrytezimin dhe mirembajtjen e stacioneve te kullimit me elektropompa aksiale, hidrovoret”. o Statuti i Bordeve të Kullimit
Ligje të tjera mbështetëse si:
o Ligji nr. 8093, datë 28.03.1996 “Për rezervat ujore” o Ligjet dhe VKM përkatëse për prokurimin publik, privatizimin, nxjerrjen jashtë përdorimit etj. o Ligje dhe VKM përkatëse për projektimin, supervizimin dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit. o Ligje dhe VKM përkatëse për buxhetin dhe financat.
|