|
Drejtori : Bislim Ahmetaj Tel. zyre : 04/2256847 E-mail :
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse ka si detyrë kryesore menaxhimin dhe shërbimet e brendshme për të siguruar përdorim me efektivitet të lartë të burimeve materiale, njerëzore dhe financiare. Kjo drejtori ka në varësi të saj dy drejtori.
- Drejtoria Juridike - Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme |
|
Drejtori : Florian Piperi Tel. zyre : 04/2227347 E-mail :
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Kjo drejtori ka si mision kryesor të saj realizimin e komformitetit ligjor dhe përputhshmërisë së veprimtarisë së Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, legjislacionin në fuqi si dhe përmirësimin e kuadrit ligjor përkatës.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Bashkëpunon dhe ndihmon dretpërdrejtë drejtoritë, organizmat dhe institucionet në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, për hartimin e projektakteve ligjore dhe nënligjore, në përputhje me direktivat e BE-së.
- Ju bën të njohur legjislacionin strukturave Brenda Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit si dhe organizmave dhe institucioneve në varësi të saj, sipas fushës që ato mbulojnë.
- Përfaqëson me prokurë të veçantë Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në proçese gjyqësore.
- Bën interpretimin dhe sqarimin juridik të lewgjislacionit që lidhet direct ose indirekt me problemet dhe funksionet e MBUMK-së.
- Ndjek dhe realizon në afat planet ditore dhe mujore të punës, të hartuara në përputhje me detyrat e përcaktuara në programin vjetor të ministries së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
- Në bashkëpunim me drejtoritë e fushave përkatëse, bën në afat dhënien e mendimeve dhe vërejtjeve të nevojshme për aktet ligjore dhe nënligjore të minsitrive dhe institucioneve të tjera.
- Azhornon ndryshimet e herëpashershme të akteve ligjore e nënligjore dhe me anën e relacioneve, informacioneve apo promemorjeve i përcjell ato tek strukturat e MBUMK-së në qendër e në rrethe.
- Mban lidhje e konsultohet me drejtoritë homologe në Ministrinë e Drejtësisë, me Byronë Juridike pranë Këshillit të Ministrave dhe me drejtoritë juridike në ministritë e institucionet e tjera qëndrore për të gjitha problemet që kanë të bëjnë me zbatimin e akteve ligjore e nënligjore në fuqi dhe me përgatitjen e projekteve përkatëse për dispozitat e reja ligjore.
- Siguron dhe sistemon legjislacionin në fuqi, kur vepron apo ka lidhje me aktivitetin e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. |
|
|
Drejtori : Agron Vata Tel. zyre : 04/2224929 E-mail :
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme përgjigjet për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe administrimin e brendshëm të ministrisë. |
|
|
|
|
|