DREJTORIA E MENAXHIMIT TE TOKES DHE UJERAVE
Drejtor: Ing. Esat HASANI
Tel. Zyre: 04 - 2253-632
Mobil: 069 24 39245, 067 20 62 178
E-Mail:
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Drejtoria e Menaxhimit të Tokës dhe Ujrave ka per mision menaxhimin e qëndrueshëm dhe efektiv të tokës bujqësore, të sistemit të ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja.
Drejtoria e Menaxhimit të Tokës dhe Ujrave dhe strukturat teknike të varësisë bashkëpunojnë dhe koordinojnë punën me projektet me financimet e huaj që veprojnë për problemet e tokës, infrastrukturën së ujitjes, kullimit e mbrojtjes nga përmbytja në të gjithë fazat e zbatimit, duke filluar që nga projekt-ideja, hartimi i projektit të plotë të zbatimit, supervizimi, kolaudimi dhe marrja në dorëzim e objekteve të rehabilituara.
Drejtoria e Menaxhimit te Tokës dhe Ujrave bashkëpunon me sektorët e QTTB-ve për problematika të veçanta që lidhen me tokën bujqësore, me infrastrukturën e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja në aspektin e studimeve që i shërbejnë zgjidhjes së problemeve të tashme dhe të perspektivës.
Kjo drejtori përbëhet nga sektorët e mëposhtëm:
1. Sektori i Kullimit dhe Mbrojtjes nga Përmbytja 2. Sektori i Menaxhimit të Ujit 3. Sektori i Administrimit te Tokave Bujqësore 4. Inspektoriati Shteteror i Mbrojtjes Tokës 5. Sektori i Digave dhe Kolaudimit
|