|
There are no translations available.
Shërbimi i Statistikës ne MBUMK, organizon dhe drejton Sherbimin e Statistikes dhe Informacionin per te gjithe aktivitetin ekonomik te Drejtorive Rajonale te Bujqesise ne fushen e bujqesise, blegtorise, agroindustrise, peshkimit dhe fushen social-ekonomike. Objekti konkret i punes se ketij sektori eshte, grumbullimi, perpunimi dhe administrimi i informacionit statistikor, ne sherbim te MBUMK dhe perdoruesve te tjere, bazuar ne ligjin Nr.9180, date 05.02.2004 “Per statistikat Zyrtare”.
Detyrat dhe Pergjegjesite kryesore:
- Organizimi dhe drejtimi i punes per mbledhjen e informacionit statistikor, me ane te metodave statistikore, sipas specifikes se degeve te ndryshme te bujqesise dhe ushqimit.
- Sigurimi i karakterit konfidencial te informacionit statistikor duke përqendruar ruajtjen dhe lëvizjen e te dhenave vetem nepermjet strukturave statistikore ne qender dhe rrethe, ne përputhje me ligjjin per ‘Per statistikat Zyrtare’ ne Republiken e Shqiperise
- Organizimi i punes per zbatimin e Kalendarit Vjetor te Vrojtimeve teresore e te pjeseshme te miratuar nga Sherbimi i Statistikes ne MBUMK.
- Organizimi dhe drejtimi i punes per kryerjen e vrojtimeve dhe rritjen e saktesise se te dhenave.
- Krijimi, permiresimi dhe zhvillimi i strategjise se Mostrave te vrojtimeve.
- Hartimi i pyetesoreve, metodikave dhe manualeve udhezuese per te gjithe vrojtimet.
- Kualifikimi i panderprere i stafit te ne qender te DRBUMK dhe ne Rrethe per procesin e grumbullimit, kontrollit dhe hedhjes se te dhenave.
- Organizimi i kontrolleve ne zyrat e statistikes per zbatimin rigoroz te detyrave te percaktuara, si dhe per saktesine dhe korrektesine e intervistave te bera per mbledhjen e te dhenave per vrojtimet statistikore.
- Grumbullimi i informacionit nga drejtorite rajonale dhe rikontrollimi i te dhenave.
- Organizimi i punes per hedhjen e te dhenave, nepermjet softeve per data entry
- Admiministrimi i bazave te te dhenave te vrojtimeve dhe perpunimi i te dhenave te grumbulluara sipas nevojave te MBUMK.
- Shperndarja e informacionit nepermjet publikimeve te ndryshme. etj.
Vrojtimet statistikore qe kryhen nga Sherbimi i Statistikes:
1. Vrojtimi bujqësor i 6/m te parë- kryhet në periudhën Qershor- Korrik dhe grumbullon të dhëna për numrin, llojin , madhësinë e fermave, mbjelljet për bimet e arave e pemtarinë, numrin e krerëve, prodhimin e Grurit, prodhimin e qumështit etj. 2. Vrojtimin Vjetor bujqësor- kryhet në periudhën Dhjetor – Janar dhe grumbullon te dhëna për Strukturën dhe numrin e fermave,gjininë, moshën dhe nivelin arsimor te fermerëve, strukturën e tokës, sipërfaqen, mbjelljet, prodhimet, rendimentet, numrin e krereve te blegtorisë, prodhimin e produktivitetin e tyre, shitjet, te ardhurat e shpenzimet e fermës, përdorimin e inputeve, mekanikën bujqësore, ujërat, plehrat, pesticidet etj. 3. Vrojtimi i fermave te medha- kryhet ne periudhen Dhjetor-Janar dhe grumbullon te dhenat e Vrojtimit vjetor por vetem per fermat e medha, te kategorizuara sipas llojeve: ferme e madhe me sipërfaqe, lope, te leshta, te dhirta dhe derra. 4. Vrojtimet tremujore të Agroindustrisë- grumbullojne të dhëna për numrin e subjekteve, punësimin, pagat, investimet, burimet e investimeve, prodhimin, shitjet, te ardhurat, cmimet etj. 5. Vrojtimi i serave-kryhet në periudhën Gusht – Shtator dhe grumbullon të dhëna për numrin e fermereve qe kanë sera, llojin e serave, sipërfaqen, mbjelljet, prodhimin, rendimentin, inputet, çmimet etj. 6. Vrojtimi i Çmimeve- Grumbullimi i cmimeve te shitjes me pakicë kryhet 2 here ne javë, per 12 qarqet e vendit. Grumbullohen cdo dite cmimet e shitjes me shumicë për artikujt që tregëtohen nga prodhimi vendas dhe importi si dhe cmimet e prodhimit. Grumbullohen gjithashtu te dhena mujore per cmimet e artikujve ushqimore dhe te dhena tremujore per cmimet e prodhimit per kafshet e gjalla, mishin peshe e gjalle, qumështin, foragjeret, ullinjte, vezet, mjaltin. 7. Të dhëna per eksport – importin e produkteve bujqësore dhe ushqimore në çdo muaj e tremujor në sasi e vlefte dhe në total edhe sipas shteteve, te cilat sigurohen nga doganat.
|