Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit

Njoftime për shtyp

MBUMK: Kontrolle të rrepta për sigurinë ushqimore gjatë sezonit të verës

E-mail Print PDF
There are no translations available.

Kontrolli i sigurisë ushqimore është kthyer në prioritet të punës së Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit me fillimin e stinës së verës dhe sezonit turistik. Aksione të përbashkëta në lidhje me sigurinë produkteve ushqimore gjatë procesit të prodhimit, përpunimit dhe shperndarjes së tyre në të gjithë vendin.janë duke u zhvilluar në të gjitha qarqet e vendit nga grupe të përbashkëta pune të përbërë nga autoritetet përgjegjëse nën MBUMK në bashkëpunim me Zyrat Veterinare Vendore, Inspektoriatin Sanitar Shtetëror në qarqe dhe të mbështetura nga policia bashkiake.
Një ekip i pëërbërë nga përfaqësues të Drejtorisë së Sigurisë Ushqimore në MBUMK, AUK (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit), Inspektoriatit të sigurisë në Drejtorinë e Tiranës, të Higjienës nga Ministria e Shëndetësisë, Inspektoriati i Bashkisë së Tiranës dhe Policia bashkiake kanë ushtruar sot një kontroll në tregun ushqimor te fabrika Dinamo.
Në fund të kontrollit u arritën këto konkuluzione:
- është përmirësuar puna për eleminimin e mbetjeve ditore teknologjike,
- është në përmirësuar lëvizja e produkteve në treg me dokumentacion veterinar shoqërues ,

Për përmirësimin e gjendjes mbeten për tu marrë edhe këto masa:
• Për përmirësimin higjeno-sanitaro,dyqanet duhen kompletuar me depozita uji 1000 litra,mbasi ka ujë vetëm kur ka energji elektrike,
• Të përmirësohet infrastrukruktura e jashtëm e tregut,territori,kanalizimet,
• Të forcohen masat për përsosjen e kushteve higjeno-sanitare të tregëtimit,
• Të eleminohet tregetimi i produkteve shtazore në ambjente të jashtme, një problem që duhet normalizuar nga të gjitha subjektet që operojnë në treg,

Konkluzione :
1.Mbështetur në Memorandum, në programin e bashkëpunimit u përfshinë problemet më shqetësuese për Shërbimin Veterinar të Bashkisë dhe Qarkut,
2.Gjatë kontrollit,i mbeshtetur edhe nga Policia Bashkiake, u konstatuan një sërë mangësish nga subjektet që operojnë në tregun e shumicës dhe pakicës, për të cilat u morën një sërë masash aministrative,me sekuestrim produkti, si dhe me gjobë,
3. Me qëllim që të gjejnë konkretizim të gjitha problemet e parashikuara në Memorandum, kërkohet që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke bërë një programim më të mirë dhe duke siguruar edhe mbështetjen më sistematike të Policisë Bashkiake,



Në mënyrë specifike, gjatë kontrollit të sotëm në tregun e Uzinës Dinamo u bë
testimi i produktit “Djath i bardhë “ për përdorim amidoni në teknologjinë e prodhimit.
Në tregun e uzinës “ Dinamo” kryejnë aktivitet tregëtimi të nënprodukteve të qumështit, rreth 37 subjekte,të cilët furnizohen me djathra nga i gjithë territori i vendit. Testimit ju nënshtrua i gjithë produkti”Djath i bardhë” me vlerë shitje 240-300 lekë kg, dhe në përfundim rezultoi se me amidon u gjendën në dy operatorë:
1.    Agron Kalemi -20 kg - me burim furnizimi nga rrethi Shkodër
2.    Nevruz Xhemali -20 kg- me burim furnizimi nga rrethi Shkodër
Për rastet e mësipërme u morrën masa me gjobë 5.000 lekë secili.
Gjatë kontrollit në treg u kap mjeti me targ SH 5129 D,me Djath,prodhuar nga Ilir Luga nga Bushati, Shkodër, dhe nga testimi një pjesë e tij (rreth 50 kg) rezultoi me amidon. Produkti u kthye në destinacion.

Përdorimi i Amidonit në teknologjinë e prodhimit “Djath i bardhë” është i njohur nga që për efekt kostoje, konkurence dhe të një klientele të veçantë ka hyrë në treg rreth viteve 95-96,duke zëvëndësuar produktin “qumësht pluhur”,me origjinë nga lindja,që pas hapjes së tregut pësojë rritje të menjëhershme të çmimit, të pafavorshëm për përdorim. Nga sondazhet e herë pas hershme në treg ka rezultuar se amidoni pothuaj është përdorur minimalisht nga shumë prodhues,të cilët një pjesë e tyre me kohë kanë hequr ose po heqin dorë prej tij.
uke vlerësuar problemin profesionalisht dhe ligjërisht,subjekteve prodhuese, u është kërkuar që të vetëdeklarojnë në dokumentat e shoqërimit përdorimin e amidonit, në teknologjinë e prodhimit, detyrim ligjor për të mbrojtur konsmumatorin nga fallsiteti.
Deklarimi është detyrim ligjor edhe për tregtarët e shumicës e pakicës, të cilët duhet të afishojnë në etiketën e shitjes " Djath me përmbajtje amidoni".
Në emër të Titullarit të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë,Ushqimit dhe të Mbrojtjes së Konsumatorit të Qarkut Tiranë, Homologes së saj në Shkodër i është dërguar një shkresë, ku krahas informimit për rezultatet e kontrolleve në treg, gjithashtu i është kërkuar ndihmë dhe bashkëpunim për të normalizuar gjendjen, sipas kërkesave të ligjit.

 

Qeveria shqiptare garanton 50% te principalit per kredite e fermereve

E-mail Print PDF
There are no translations available.

Qeveria Shqiptare me vendimin Nr. 1290 date 23.12.2009 dhe Udhezimin Nr.1 date 14.01.2010 ka miratuar Fondin e Programit per Bujqesine dhe Zhvillimin Rural ne Shumen 1.435 miliard leke ku pjese e ketij fondi eshte edhe Fondi i Garancise ne shumen 220 milion leke per nxitjen e kreditimit te veprimtarive bujqesore te agroindustrise dhe te atyre te orientuara per eksport.
Ky fond garanton ne masen 50% te principalit kredite qe merren per fushat e percaktuara. Nga ky fond mund te perfitojne garantim kredie perfituesit qe plotesojne keto kushte:

Te jene bisnese te rregjistruara si person fizik apo juridik ne Republiken e Shqiperise dhe te kene paguar rregullisht detyrimet fiskale ndaj shtetit.

Te jene biznese qe veprojne ne fushen e grumbullimit, ruajtjes, tregtimit, perpunimit dhe eksportit te produkteve bujqesore dhe ushqimore per nje periudhe jo me pak se 12 muaj nga data e aplikimit per garanci.

Te perdorin kredine qe kerkojne te garantojne per qellime investimi ne fushat e percaktuara.

Aplikimet per kete Fond behen ne zyrat e AZHBR (Agjensia e Zhvilimit Bujqesor Rural) prane Ministrise se Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit gjate gjithe vitit 2010.

 

Fillon punën Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

E-mail Print PDF
There are no translations available.

Sot në ambjentet e Drejtorisë  së Përgjithshme, u bë inaugurimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryeministri i Shqipërisë Z. Sali Berisha, Ambasadori i Delegacionit të KE-së Z. Helmut Lohan, Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Z.Genc Ruli si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Z. Genc Juka. Pasi u bë prerja e shiritit të inaugurimit nga Z. Lohan dhe Z. Ruli, të pranishmit u spostuan në sallën e konferencave ku Ambasadori i delegacionit të KE-së mbajti fjalën e rastit duke thënë se ky institucion i ngritur me mbështetjen e BE është shumë i rëndësishëm për garantimin e sistemit të sigurisë ushqimore në Shqipëri dhe inaugurimi i tij është një hap tjetër i madh, në reformat emocionuese dhe iniciativat që Shqipëria po ndërmerr në rrugën drejt plotësimit të standardeve dhe integrimit në BE. Gjithashtu ai shtoi se për BE-në ka zgjatur vite me radhë, prandaj edhe në Shqipëri hartimi I politikave të garantimit të sistemit të sigurisë ushqimore nuk mund të bëhet në mënyrë të menjëhershme. Nga ana tjetër Kryeministri Berisha pasi përgëzoi të gjithë stafin e AKU si dhe Drejtorin e Përgjithshëm Z.Genc Juka por dhe Ministrin Ruli, deklaroi se qeveria që ai drejton do të mbështesë fuqimisht Autoritetin Kombëtar të Ushqimit në proceset vendimarrëse të saj përsa i përket sigurimit dhe garantimit të sistemit ushqimor në vend. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është krijuar si pjesë përbërëse e një programi për të përmirësuar sigurinë ushqimore në Shqipëri. AKU, si një institucion në vartësi të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Z. Genc Juka dhe me Drejtor të Përgjithshëm Z. Genc Juka, siguron një nivel të lartë të mbrojtjes së qytetarëve si dhe synon të rikuperojë besimin, por dhe ta garantojë atë për produktet ushqimore në vendin tonë. Ky institucion kryen detyrën e vlerësimit shkencor të rrezikut përsa i takon produkteve ushqimore jo vëetëm për njerëz por edhe për kafshë si dhe bimë. Strukturat në të cilat mbështetet janë të përbëra nga ekspertë shumë të kualifikuar për vlerësimin e rrezikut, si dhe kanë një eksperiencë të gjatë në këtë fushë. Nga ana tjetër AKU bashkëpunon ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe me Ministrinë e Brendshme por dhe me të gjitha institucionet e tjera përsa i përket garantimit të sistemit të sigurisë ushqimore të konsumatorit në vendin tonë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit jep bazën për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit njerëzor dhe interesave të konsumatorit në lidhje me ushqimin, duke marrë në konsideratë në veçanti shumëllojshmërinë ushqimore. Nga ana tjetër AKU siguron funksionimin efikas të tregut të brendshëm. Ajo përcakton parimet e përbashkëta dhe përgjegjësitë, mjetet për të ofruar një bazë të fortë shkencore, përshtatje të efektshme organizative dhe procedura që nxisin marrjen e vendimeve në çështjet e sigurisë së ushqimit për njerëz dhe kafshë.

Qëllimet kryesore të një  Sistemi kontrollues Ushqimor Kombëtar janë:

Të mbrojë shëndetin publik duke reduktuar rreziqet e sëmundjeve me prejardhje ushqimore

Të mbrojë konsumatorët nga produktet ushqimore të pashëndetshme, të padobishme apo të përziera

Të kontribuojë në  zhvillimin ekonomik duke ruajtur besimin e konsumatorit tek produktet ushqimore si dhe duke garantuar një sistem rregullator të sigurtë për tregëtinë ushqimore vendase dhe ndërkombëtare

Detyra e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) është të ushtrojë funksionet e veta në mënyrën më efikase me qëllim sigurinë ushqimore të produkteve ushqimore për konsum të brendshëm dhe për eksport

 

Ministri Genc Ruli kryeson delagacionin shqiptar ne EXPO - SHANGAI 2010

E-mail Print PDF
There are no translations available.

Qeveria Kineze ftoi nje delegacion prej 15 perfaqesuesish , me ne krye Ministrin e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatit, Z. Genc Ruli për të marrë pjesë në EXPO - SHANGAI 2010. Ky event ishte një ekspozite e 200 vende te botes ku ishte pjesëmarrese dhe Shqiperia ne kuader te mbështetjes se marre nga qeveria Kineze.

Me 5 maj, diten kombetare te pavionit Shqiptar ne EXPO 2010, Z. Ruli shprehu vlerësimin me të lartë për marrëdhëniet e qeverive së Shqipërisë dhe të Kinës dhe falënderoi per mbështetjen e marre nga qeveria Kineze. Ai theksoi se EXPO - SHANGAI 2010 do të shërbejë si një katalizator për të sjellë përpara konceptimin, promovimin dhe implementimin e praktikave të qëndrueshme të zhvillimit urban si një objektiv i rëndësishëm i projekteve botërore përparimtare.

Ministri Ruli u prit nga WU Jiuhong zëvendës komisioner i përgjithshëm I EXPO 2010, XU Hubin, Drejtori i Përgjithshëm I pavionit te Kinës ne EXPO 2010, LI Mingjun Drejtori i Përgjithshëm i puneve te jashtme te bashkise Shanghai dhe zyrtare te tjere te larte.

Z. Ruli, pas ceremonise se ngritjes se Flamurit tone kombetar dhe pritjes se Delegacionit Kinez, nenshkruajti librin e nderit te EXPO 2010 duke theksuar impresionet e mrekullueshme nga kjo ekspozite si dhe rendesine e marredhenies miqesore midis Shqiperise dhe Kines.

Gjithashtu Ministri Ruli ne fjalen e tij, shprehu se Shqipëria dhe Kina kanë edhe një karakteristikë të veçantë të përbashkët: mgjs nen dritën e krizës botërore ekonomike, Shqipëria shenoi një rritje të veprimtarisë së saj ekonomike me 5,3% gjatë vitit 2009, dhe parashikon një rritje reale ekonomike në nivelin e 3,3%.

Ministri Ruli theksoi hapat që Shqipëria po merr për të ruajtur rritjen e qëndrueshme dhe të bëhet një udhëheqës ekonomik në Ballkanin Perëndimor:

  1. Ruajtjen e nje rritjeje te qëndrueshme ekonomike
  2. Mbeshtetjen e sektorit privat si nje nga faktoret me të rendesishem te rritjes ekonomike së Shqipërisë (Raporti i Bankës Botërore 2010, e rendit Shqipërinë te dyten për mbrojtjen e siguruar për investitorët e huaj).
  3. Mbështetjen e politikave dhe investimeve që nxisin përparësi konkurruese të produkteve shqiptare, rritjen e kapaciteteve industriale të prodhimit dhe eksporteve.

Ministri Ruli u shpreh se pjesmarrja ne Expo 2010 është një pasqyrim i marrëdhënieve gjithmone ne përmirësim midis Shqipërisë dhe Kinës dhe per te promovuar mundësitë e investimeve në sektorët e mëposhtëm.

  1. Modernizimi i Sektorit te energjisë
  2. Investim në prodhimimin dhe përpunimin e burimeve minerale
  3. Promovimi i turizmit mesdhetar

Ministri Ruli theksoi edhe një herë se ishte një kënaqësi pjesëmarrja në këtë arritje të mrekullueshme të qeverisë dhe popullit Kinez dhe mundësise për të paraqitur vendin tonë në EXPO 2010 SHANGAI.

Ne vazhdim te fjales se Ministrit u mbajt nje performance e asamblit tone kombetare me valle dhe kenge kombetare Shqipetare.

Pas drekes se organizuar nga pala Kineze ne ambjentet e East Plaza te qendres Expo, delegacioni i kryesuar nga ministri vizitoi pavionin Kinez dhe ate Shqipetar ne ambjentet e qendres Expo.

Po me 5 maj, ora 17:30 delegacioni jone me ne krye Ministrin Ruli u takua me Mr.Tang Dengjie zëvendës kryetarin e bashkise Shanghai.

Me 6 maj eshtw zhvilluar takim me kompanine CMEC Makineri dhe Pajisje- Export&Import Kompani Kombetare e Kines. Kjo kompani e formuar ne 1978, prezantoi kapacitetet e saj dhe projektet aktuale te ndermarra. U prezantuan dy metoda te perfshirjes se tyre ne projekte te ndryshme kombetare: pjeserisht ne bashkepunim me qeverine Shqipetare ose me vete. Gjithashtu ata propozuan se pervec kapaciteteve  teknike mund te ofronin dhe sherbime inxhinierike dhe know-how.

Ministri Ruli pas prezantimit theksoi sektoret prioritet te qeverise Shqiptare qe mund te perbenin mundesi bashkepunimi me kompanine Kineze CMEC si prodhimin e energjisë, Agro- Industrine, transmetimin e energjise, përpunimin e çimentos, hidrocentralet, dhe know how ne fushen e inxhinierise. Z. Ruli permendi projekte konkrete si:

  • Skavica- hidrocentral
  • Vjosa- per prodhimin e energjisë
  • Krijimi i nje zinxhiri Hidrocentralesh duke shfrytezuar fuqinë e lumenjve.
  • Industia Ushqimore- paketimi ne shishe/ rehabilitimin e makinerive të vjetra( nga vitet 70-75)
  • Ofrim sherbimesh- know-how ne fushen e inxhinierise

Takimi i dyte ishte organizuar me kompanine me te madhe te ndertimit ne Kine CSCEC Kompani shteterore e inxhinieri ndërtimit te Kinës. Kjo firme u prezantua si e angazhuar në studim, projektim, dhe ndërtimin e strukturave të mëdha, duke përfshirë ndertesa me qindra metra te larta, hotele, aeroporte, hidrocentrale, dhe hekurudhat. Projekte te cilat CSCEC ka kryer përfshijnë punën e infrastrukturës në Disneyland në Hong Kong, Qendra Financiare Botërore të Shangait etj. CSCEC është gjithashtu një prej disa kompanive të kontraktuara per hekurudhen mbi 1305 kilometra midis Pekin dhe Shanghai.

Ministri Ruli pergezoi kete kompani shteterore Kineze per suksesin ne vepra te tilla madhore si dhe listoi mundesite qe mund te ofroj Shqiperia ne kete fushe.

Z.Ruli permendi rrjetin rrugor vendas, modernizimin e sektorit te energjisë,ndertimin e autostradave dhe hekurudhave etj. Me konkretisht ai theksoi mundesite qe kjo kompani mund te gjej ne vendin tone si projektin e madh per ndertimin e nje sistemi hekurudhor qe lidhe Shqiperine me rajonin e Ballkanit. Gjithashtu rindertimin e portit te Durresit, nje port ky me rendesi strategjike per vendin tone.

U sugjerua qe kompania CSCEC te ndjeke me vemendje ofertat publike te publikuara kryesisht nga Ministria e Puneve Publike, Transportit e Telekomunikacionit.

 

Ministri Ruli ne konferencen “Strategjite e nevojat sektoriale te Shqiperise ne optiken e aderimit ne KE”

E-mail Print PDF
There are no translations available.

Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe mbrojtjes se Konsumatorit Genc Ruli, mori sot pjese ne konferencen “Strategjite e nevojat sektoriale te Shqiperise ne optiken e aderimit ne KE”.

Ne flane e mbajtur en kete conference, ministri Ruli foli fillimisht per vendin qe ze bujqesia ne ekonomine shqiptare, me rreth 350 000 ferma bujqesore, me nje punesim  prej mbi 50% te krahut te punes; kontribuon me pothuajse me reth 1/5 ne PBB dhe rritje pothuajse stabel te prodhimit bujqesor me reth 3% gjate viteve te fundit

Ministri vuri ne dukje se si ka ndryshuar struktura e prodhimit, nga drithrat qe zinin peshen kryesore gjate viteve te para 90 eshte kaluar ne prodhimin e produkteve me me shume vlere te shtuar (perimet, frutat e produktet blegtorale). Nderkohe eshte vene re rritja e rendimenteve dhe te produktivitetit ne produktet e mesiperme si pasoje e permiresimit te varieteteve dhe racave sii edhe nga permiresimi i praktikave te prodhimit

“Megjithese fermat shqipare karakterizohen nga shumellojshmeria e aktiviteteve bujqesore brenda fermes”, - tha ministri Ruli, - “vitet e fundit verehet nje tendence specializimi, psh. ne zonen fushore drejt prodhimit te perimeve sidomos ne serra, ne zonen kodrinore e malore drejt frutikultures e blegtorise. Kjo tendence eshte e shoqeruar nga nje tendence orientimi drejt tregut dhe fitimin e disa elementeve te ekonomise se shkalles. Permiresime ne cilesine dhe sigurine ushqimore qe vjen nga ndergjegjsimi i prodhuesve  agroushqimore duke permiresuar nivelin e konkurueshmerise ne treg”.

Sipas ministrit Ruli, keto tendencat jane mbeshtetur nga politikat bujqesore te Qeverise ne bashkepunim me donatoret me nderhyrjet ne infrastrukturen e ujitjes, kullimit, asaj te tregut si edhe me permiresimet e ndjeshme te legjislacionit. Permiresimi i praktikave dhe dijeve profesionale  te prodhuesve e perpunuesve si edhe futjes se teknologjive te perparuara.

Ne fjalen e tij ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe mbrojtjes se Konsumatorit Genc Ruli ka folur edhe per veshtiresite me te cilat po perballet ky sektor dhe sfidat e integrimit ne BE siç jane ceshtjet e pronesise mbi token bujqesore dhe ferma te vogla; tregu i pazhvilluar i shit-blerjes se tokes, niveli i ulet i kooperimit midis fermereve ne te gjitha format e tij, nevoja per rritje te produktivitetit te perdorimit dhe konkurueshmerise se sektorit, modernizimi i teknologjive te prodhimit (perfshi ujitje e mekanizimin e proceseve te prodhimit e perpunimit), nevoja per permiresimin e metejshem te kushteve te prodhimit, cilesise dhe sigurise se produkteve, ngritjen e kapaciteve te aktoreve te sektorit perfshi prodhuesit, perpunuesit tregtaret, ngritja e kapaciteteve insititucionale mbeshtetese e politikeberese si edhe harmonizimi i legjislacionit dhe politikave zhvillimore me ato te BE.

Persa u takon politikave ne kuader te integrimit, ministri Ruli tha se: “Hapat ne konsolidimin e sistemit te kadastres se tokes (dixhitalizimin e metejshem), hartimi i nje plani kombetar per konsolidimin e tokes, do t’i sherbenin gjallerimit te tregut te tokes. Krijimi i nje sistemi informimi per perdorimin e tokes e fuqizimi i sherbimit ekstensiv per permiresimin e menaxhuar te tokes jane piketuar per t’u realizuar ne vazhdimesi. Gjithashtu, mbrojtja e tokes behet me mire duke zhvilluar praktikat bujqesore per mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjes se peisazhit tone kulturor duke promovuar keshtu agroturizmin, duke qene se potencialet turistike te vendit jane te medha dhe komponenti agrar eshte vlera e shtuar ne kete drejtim. Per sa i perket politikave te zhvillimit rural po ngrejme e do te duhet te perballojme sfiden e konsolidimit e akreditimit te tyre duke perfituar nga IPA (komponenti i V), strukturat operative si Autoritetin Menaxhues dhe Agjensine IPARD, nepermjet te cilave do te hartohen e zbatohen e monitorohen politikat qe lidhen me pagesat direkte ne forme granti ne teknologji te prodhimit, shtimin e inventarit te pemeve frutore apo te bagetise, kapaciteteve magazinuese e perpunuese, nxitjes se iniciativave lokale, infrastrukturen e tregut dhe te organizatave te prodhuesve”.

Ndertimi i Sistemit te Informacionit Bujqesor perben nje prioritet e involvon statististikat bujqesore, plotesimin e regjistrit te kafsheve, Sistemin e Informacionit te Parceles se Tokes si pjese e Sistemit te Kontrollit te Elementeve te Integruar te Bujqesise, ndertimin e regjistrit te perfituesve nga politikat e zhvillimi rural e me pas te regjistrit te boshtit te pare te Politikave te Perbashketa Bujqesore e te tjere elemente te Sistemit te Kontrollit te Integruar ne nje afat relativisht te mesem kohor.

Te tjera nderhyrje prioritare konkrete e emergjente te kerkuara jane transformimi i produkteve bujqesore, ruajtja, zinxhiri i ruajtjes frigoriferike, metodat inovative te seleksionimit e paketimit dhe futjen e gjurmueshmerise si faktore te ndertimit te markes vendase me emer e rritjes se konkurueshmerise ne tregjet europiane. Permiresimi i  infrastruktures se rrugeve rurale per te shmangur barrieren fizike qe pengon fermeret e produktet te arrijne ne treg e te perfitojne nga sherbimet e tregut ka filluar te mbeshtetet nga Qeveria me fondet e zhvillimit rajonal por shume me teper mund te behet nepermjet nje strategjie te perbashket te zhvillimit rajonal duke e pare eksperiencen italiane si lider ne kete drejtim

Sipas ministrit Ruli veshtiresite e financimit te bujqesise nga sektori bankar kushtezohen nga kostot e larta te kreditimit krahasuar me aktivitet e tjera ekonomike. Nga ana tjeter, eshte pothuajse inekzistent mbeshtetja me siguracione e aktiviteteve bujqesore kunder risqeve te tregut apo fatkeqesive natyrore. Ne fushen e sigurise ushqimore ngritja e Autoritetit Kombetar te Ushqimit me asistencen e KE, do te duhet te shoqerohet me forcimin e kapaciteve institucionale teknike dhe pajisjeve.

Ndertimi i nje sistem te plote identifikimi e regjistrimi te gjese se gjalle i cili duhet te futet ne softin e ndertuar me asistencen e EU-CARDS. Fuqizimi kapaciteteve teknike dhe bazes matriale te laboratoreve te references dhe atyre te AKU derin ne akreditimin e plote nderkombetar te cilet momentalisht po asistohen nga KE dhe Qeveria italiane, do te duhet te vazhdoje

Ndermarrjet e vogla dhe te mesme te agroindustrise vendase po asistohen bazuar ne Ligjin per Ushqimin, nepermjet plotesimit te kushteve dhe marrjen e certifikimeve si ISO dhe HACCP. Ndihma e qeverise Italiane ne kete fushe nuk ka munguar e kerkohet te intensifikohet duke qene se arritja e standarteve te sigurise ushqimore perfaqeson nje pike realisht kritike ne morine e fushave ndervepruese te sektorit ne rrugen e integrimit

Ne objektivat afatmesme, fushatat sensibilizuese per sigurine ushqimore do te intensifikohen ne permbajtje e frekuence, ndersa per mbrojtjen e bimeve do te ndertohet nje sisitem prognoze-sinjalizimi.

Promovimi i shoqatave dhe partneriteteve lokale qofte me grante apo me kredi lehtesuese (mbulimi te interesit etj), nxitja e grupeve lokale ne hartimin e projekteve te zhvillimit do te plotesoje kuadrin e perqasjes se fermereve me introduktimin e Forumeve e rrjeteve te mirefillta lokale. Eksperienca ne kete fushe, per momentin eshte bazike.

Strukturimi i zinxhirit te ofertes organike per te lehtesuar konvertimin ne bujqesi organike si te fermereve dhe perpunuesve do te jete jo vetem nje ceshtje e kerkese ofertes por edhe e masave qe do te ndermarre Qeveria per te nderhyre ne kete segment tregu, nepermjet lehtesime ne prodhim, tregtim e legjislacion por edhe perpjekjeve te integrimit te Shqiperise ne Komunitetin Organik Nderkombetar. Asistenca Italiane ne kete fushe do tem und te ndihmonte shume ne integrimin e Shqiperise ne komunitetin organik nderkombetar.

“Megjithate”, - tha minsitri Ruli, “bujqesia shqiptare i prezantohet Europes si nje sektor me potenciale te medha sepse gjeografia e saj lejon varietete te gjera te produkteve, burimet ujore nuk mungojne, mosha e fermereve eshte  mesatarisht e re, dhe nje pjese e madhe e emigranteve punojne ne bujqesi ne vendet perkatese dhe jo ralle kthehet per te investuar duke ristrukturuar ne fermat shqiptare. Ne ndihme te shume faktoreve te sfides sone te integrimit ne KE, Italia si gjithmone, edhe kete here eshte vendosur ne linjen e pare me nenshkrimin e Protokollit te Ri te Kooperimit me investime te rendesishme ne asistence teknike ne mbeshteteje te planit ambicioz te Qeverise te shtimit te shumefishimit te mbjelljeve te ullirit, te mirefunksionimit te agjensise se pagesave duke mbeshtetur ate institucionalisht e sherbimet e nevojshme qe shoqerojne progresin e ketij institucioni, dhe per here te pare duke ofruar fonde te konsiderueshme ne mbeshtjetje te siguracioneve ne bujqesine shqiptare”.

 
  • «
  •  Start 
  •  Prev 
  •  1 
  •  2 
  •  3 
  •  Next 
  •  End 
  • »
Page 1 of 3