ZBATIMIN E V.K.M. Nr. 1290 date 23.12.2009 PER “PERCAKTIMIN E KRITEREVE BAZE, TE SEKTOREVE QE DO MBESHTETEN DHE TE MASAVE TE PERFITIMIT NGA FONDI I PROGRAMIT PER BUJQESINE DHE ZHVILLIMIN RURAL”
Në mbështetje të V.K.M. Nr.1290 datë 23.12.2009 PER “PERCAKTIMIN E KRITEREVE BAZE, TE SEKTOREVE QE DO MBESHTETEN DHE TE MASAVE TE PERFITIMIT NGA FONDI I PROGRAMIT PER BUJQESINE DHE ZHVILLIMIN RURAL”,
UDHEZOJME:
I. Të përgjithshme
1. Fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural është parashikuar në buxhetin e MBUMK për vitin 2010 në zërin “Transfertë në buxhetet familjare në shumën 1515 milion lekë dhe do të përdoret në sektorët si më poshtë:
a) Mbjellja e ullishtave, pemëtoreve dhe vreshtave.
b) Prodhimi i fidaneve te certifikuar te ullirit
c) Teknologjitë moderne të ujitjes.
d) Prodhimi i perimeve në sera.
e) Prodhimi blegtoral.
f) Prodhimi i produkteve bio.
g) Prodhimi i vajit të ullirit.
h) Nxitja e kreditimit bankar në sektorin e bujqësisë.






