There are no translations available.
Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së konsumatorit. Z.Genc Ruli, me ftesë të ministrit francez të Bujqësisë, ka marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë, i cili zhvillohet çdo vit në Paris. Në këtë panair paraqiten inovacionet më të fundit në fushën e bujqësisë dhe industrisë agroushqimore dhe marrin pjesë më shumë se 1500 ekspozantë nga rreth 40 vende të botës.Gjatë ditëve të panairit, ministri Ruli pati takime të frutshme me homologë, ekspertë të fushës dhe përfaqësues të institucioneve publike dhe kompanive private.
Një nga takimet më të rëndësishme, më 27 shkurt, ishte ai me Komisionerin Europian për bujqësinë dhe zhvillimin Rural z. Dacian Ciolos.
Z. Ruli e njohu komisionerin me situatën e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Shqipëri, me progreset që ajo ka bërë gjatë periudhës së tranzicionit dhe me sfidat dhe problemet që bujqësia dhe zhvillimi rural ndeshin në rrugën e tyre drejt standarteve të vendeve të BE-së. Ministri Ruli njohu komisionerin edhe me punën që është bërë për ngritjen e Agjensisë së Pagesave apo për përafrimin e legjislacionit në fushën e bujqësisë, të ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit me atë të BE-së.
Duke e konsideruar Shqipërinë në perspektiven e integrimit të saj europian, Komisioneri Ciolos u interesua veçanërisht për progresin që është bërë në drejtim të ngritjes së strukturave dhe institucioneve që do të marrin përsipër implementimin me efikasitet politikën e përbashkët bujqësore të BE –së dhe vlerësoi arritjet që ka bërë Shqipëria në këtë fushë.
Komisioneri theksoi se vendet si Shqipëria, që kanë një bujqësi të bazuar mbi fermat familjare të madhësisë së vogël, do të jenë në të ardhmen më në vëmendje të Brukseslit për të mundur të përfitojnë më shumë mbështetje teknike dhe financiare. Zhvillimi dhe modernizimi i bujqësisë së vendeve si Shqipëria, është i rëndësishëm, jo vetëm për këto vende, por edhe për pjesën tjetër të Bashkimit Europian.






