Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit

MBUMK: Financimi i fermerëve nuk ka dështuar.

E-mail Print PDF
There are no translations available.

Drejtoritë Rajonale: Kemi 5 mijë aplikime

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, me anë të kësaj deklarate për shtyp, kërkon të sqarojë të pavërtetat e artikullit të botuar sot në gazetën “Shqip”, në lidhje me mbështetjen financiare të fermerëve sipas Udhëzimit Nr. 1 datë 14.01.2010 “Për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masave të përfitimit nga fondi i programit për Bujqësinë dhe zhvillimin rural”.

Udhëzimi i sipërcituar eshte miratuar ne zbatim te VKM nr 1290 date 23.12. 2009, vendim i cili ka hyrë në fuqi në muajn dhjetor 2009.

Udhëzimi i dalë, ne zbatim te VKM-se shprehet qartë dhe në fund të  tij (faqe 25 ) thuhet “ Hyn në fuqi menjëherë”. Pra udhëzimi për fondin e bujqësise ka hyrë ne fuqi që në datë 14 janar 2010. Në bazë të udhëzimit aplikimi për fermeret ka filluar më 15 janar dhe mbyllet më 28 shkurt 2010. Ndonëse në Fletoren Zyrtare botimi është bërë më 25 Shkurt, theksojmë që fuqia ligjore i është dhënë udhëzimit në momentin që ai është firmosur nga të dy ministrat, ai i Bujqësisë dhe ai i Financave. Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë, që në fillim të janarit të këtij viti kanë nisur punën për lajmërimin e fermerëve për fillimin e aplikimeve. Nga të dhënat e marra nga DRBUMK rezulton se deri tani kanë aplikuar rreth 5000 fermerë për mbjelljet e reja dhe në dhjetë ditëshin e parë të marsit do të bëhet vlerësimi i aplikimeve dhe shpallja e fituesve të cilët do të njoftohen nga Agjensia e Zhvillimit Bujqësor Rajonal.

Në zbatim të Udhëzimit të përbashkët të të dy ministrive në muajt ne vijim do të vazhdojnë aplikimet për subvencionim të blegtorisë, serave, fermave bio dhe industrisë agro- përpunuese nëpërmjet subevcionimit të normës së interesit për kredi.

Sa i përket problemit që ka ngritur Gazeta Shqip për menaxhimin e fondit të subvencionit, theksojmë se që nga auditimi i bërë nga MBUMK deri më sot nuk ka rezultuar asnjë problem që ka të bëjë me keqmenaxhim të këtij fondi. Menaxhimi i fondit është monitoruar edhe nga organizata të pavarura siç është SNV-ja e cila ka realizuar me qindra intervista me fermerë në të gjithë Shqipërinë dhe nuk ka rezultuar asnjë ankesë në lidhje me përzgjedhjen dhe financimin e projekteve fitues.

Theksojmë  se gjatë këtyre 3 viteve të aplikimit të kësaj mbështetje numri i përfituesve është rritur ndjeshëm nga viti në vit. Për vitin 2010 fondi për mbështetje është 15 milion $ dhe afërsisht 40 % e tij do të jepet për mbështetjen e programit kombëtar per ullirin, program i cili do të realizohet sipas studimit te kryer nga MBUMK.