Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit

Miresevini - Welcome

E-mail Print PDF
There are no translations available.

Në cilësinë e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, përfitoj nga rasti tu uroj mirëseardhjen të gjithë vizitorëve të kësaj faqeje interneti, si dhe të inkurajoj interesimin e publikut të gjerë për të rejat e fundit që lidhen me Ministrinë që unë drejtoj.

Duke qenë të vetëdijshëm se krijimi i marrëdhënieve transparente me grupet e interesit, mediat dhe publikun e gjerë, përbën një prej standarteve të domosdoshme për implementimin me sukses të reformës, jemi të bindur se zgjedhja jonë për krijimin dhe përditësimin e kësaj faqeje, kontribuon cilësisht në këtë drejtim.

Ideja e konceptimit dhe përditësimit të vazhdueshëm të faqes zyrtare të Ministrisë, ka në qendër të saj komunikimin interaktiv me opinionin publik të interesuar, duke shfrytëzuar instrumenta praktikë për kërkimin e të rejave të fundit, përzgjedhjen e kategorive të ndryshme të informacionit, paraqitjen reale të imazhit të Ministrisë.

Duke shpresuar se faqja zyrtare e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, do të shërbejë si një dritare e hapur komunikimi me publikun e gjerë dhe në mënyrë të veçantë me opinionin mediatik, dëshiroj t’Ju garantoj për gatishmërinë dhe përkushtimin tim personal dhe të stafit që unë drejtoj, në funksion të respektimit të standarteve më të larta të transparencës.