Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit

Zhvillimi i Tregjeve per Produktet Bujqesore Shqiptare

E-mail Print PDF
There are no translations available.

25 Shtator 2009
Fjalimi i Ministrit Ruli ne forumin e organizuar nga USAID:
Zhvillimi i Tregjeve për Produktet Bujqësore Shqiptare
E nderuara Znj. Drejtore e USAID, Mahoney

Të nderuar pjesëmarrës
Së pari dëshiroj te falënderoj USAID-in për organizimin e këtij Forumi, por mbi te gjitha për kontributin e dhene gjate gjithë këtyre viteve te  tranzicionit, ne mbështetje te sektorit  bujqësor shqiptar.
Mbështetja e dhëne nga Ju, duke përfshire edhe projektin “Konkurueshmeria e bujqësisë shqiptare” (me nje financim prej rreth 10 milion USD), eshte qene nje ndihme e madhe për fermerët shqiptare, veçanërisht ne kushtet kur bujqësia vazhdon te hase veshtiresi sa i përket mbështetjes financiare, pare kjo edhe ne raport me sektorët e tjerë te ekonomisë. Pervec financimit, edhe fusha e veprimit te ketij projekti eshte shume e rendesishme (rritja e aftesise konkuruese te produkteve me vlere te larte si perimet dhe frutat dhe permiresimi i tregtimit te tyre). Rezultati ka qene i dukshem, ku me mbeshtejen dhe ndermjetesimin e ketij projekti, pervec rritjes se volumit te shitjve ne tregun vendas, vetem kete sezon eksporti i perimeve (ku vendin kryesor e zinte Shalqini) ka kapur nje vlere prej rreth 3 milion Euro (perfshire ketu jo vetem tregje e rajonit por dhe ne Angli (Wallmart –ASDA), Lituani, etj.
 
Si Ministër i Bujqësisë, jam përpjekur këto dite, si ne Kuvendin e Shqiperise, ashtu edhe ne daljet e mia publike, te bej te njohur disa nga objektivat kryesore qe qeveria shqiptare ka për zhvillimin e sektorit bujqësor ne katër vitet qe vijnë. Pa dashur t’i perseris, dëshiroj te ndalem ne 2-3 momente kryesore te cilat  i gjykoj si shume te rëndësishme  jo vetëm për Ministrinë qe drejtoj, por edhe për bashkëpunimin e suksesshëm me USAID-in dhe   agjencitë e tjera qe kontribuojnë ne Shqipëri.

Objektivat kryesore te programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural do te mbeten rritja e produktivitetit dhe e standardeve te prodhimit dhe konkurueshmerise se produkteve bujqësore dhe blegtorale. Fakti qe Shqipëria vazhdon te ketë një disnivel shume te larte ne eksport-importet e prodhimeve bujqesore (afersisht 1:8), tregon se ky sektor vazhdon te ecë me ritme te ulta,  dhe nen nivelin e potencialeve reale. Mjafton te përmendim faktin qe, ndërsa rritja ekonomike e vendit ne teresi ne këto vitet e fundit ka qene 6-6.5 %, ne sektorin bujqësor kjo rritje ka mbetur ne nivelin e 3-3,5 %.

Megjithëse ne disa artikuj, si perimet apo frutat, prodhimi ka ardhur duke u rritur, standardet e prodhimit dhe hallkat e marketingut te tij vazhdojnë te jene akoma një pengese për daljen ne tregun vendas dhe atë te huaj.

Objektivat tona ne katër vitet qe vijnë do te synojnë te adresojnë shume me tepër fonde për sektorin bujqësor. Ministria e Bujqësisë do te shohë me përparësi te gjithë sistemin e ndërtimit dhe funksionimit te tregjeve bujqësore, me qellim bërjen plotësisht funksional  te procesit te grumbullimit, ruajtjes dhe tregtimit te prodhimit.

Përveç shtimit te fondeve për infrastrukturen e grumbullimit dhe tregjeve te shumicës, Ministria do te ndryshoje rrënjësisht mënyrën e administrimit te këtyre tregjeve, pasi eksperienca e deritanishme ne ketë drejtim tregon se ka mjaft probleme sa i përket shfrytëzimit te kapaciteteve, realizimit te te ardhurave dhe administrimit te fondeve te grumbulluara nga këto tregje.

Ne ketë pike, ne do te bashkëpunojmë ngushte me biznesin, i cili ne partneritet me shtetin mund te marre përsipër menaxhimin e këtyre tregjeve me qellim shfrytëzimin efektiv te tyre  dhe rritjen e standardeve ne ruajtje dhe tregtim.

Ne kushtet kur toka bujqësore vazhdon te jete e fragmentuar, dhe pjesa me e madhe e fermerëve nuk arrijnë te dalin ne treg, objektivi ynë do te jete nxitja dhe mbështetja e kooperimit ne bujqësi per permiresimi i lidhjeve te biznesit mes aktoreve te tregut.

Eksperienca evropiane dhe ajo amerikane ne sektorin bujqesor tregojnë qarte se konkurrenca e ashpër e tregut mund te përballohet vetëm nëse fermerët bashkepunojne  ngushte për prodhimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore, si midis tyre ashtu dhe me tregtaret dhe perpunuesit e ketyre produkteve.

Ferma e vogël dhe e dobët financiarisht nuk mund te marre përsipër te prodhoje, transportoje dhe te shesë vete prodhimet e saj ne treg. Për ketë arsye, ne do te mbështesim me programe te veçanta financimi procesin e krijimit dhe konsolidimit te shoqatave te prodhimit, përpunimit dhe tregtimit ne bujqësi.

Ne ketë kuadër, ne do te mirëprisnim bashkëpunimin me USAID dhe donatore te tjerë, te cilët kane eksperiencën dhe ekspertizën e nevojshme për te ndihmuar ne ketë drejtim.

Me qellim rritjen e standarteve te prodhimit dhe te konkurueshmerise se sektorit bujqësor  ne teresi, ne  katër vitet qe vijnë ne do te orientojmë me mire skemën e subvencionit ne bujqësi. Gjithnjë e me shume do te mbështeten hallkat e përpunimit dhe ato te marketingut te prodhimit, duke synuar eksportin ne tregjet e huaja.

Fondi për mbështetjen e drejtpërdrejte te bujqësisë do te dyfishohet brenda 3-4 viteve  te ardhshme, dhe vëmendje e veçante do t’i kushtohet financimit te linjave te ruajtjes dhe përpunimit te prodhimit.

Me qellim rritjen e produktivitetit te fermave dhe konkurueshmerise se prodhimit, qeveria do te punoje për te mbështetur futjen e teknologjive te reja ne prodhim, sidomos ne sektorin e perimeve, pemëtarisë, ullirit, blegtorise si dhe ne infrastrukturen dhe teknologjite e ujitjes. Ne vitin 2010 pritet te fillojmë implementimin e një projekti modern për  ujitjen, fillimisht ne  një zone pilot ne ultësirën perëndimore dhe me pas, do te synojme shtrirjen e tij ne te gjithë zonën fushore te vendit.

Te gjitha sa thashë me lart mendoj se ofrojne shanset qe prodhimi dhe tregu bujqësor ne Shqipëri, ne katër vitet qe vijnë te njohin zhvillime te reja cilësore, te cilet do t’i bëjnë këta sektore shume me efiçente dhe konkurrues.

Ne përfundim, dëshiroj t’ju them qe Ministria e Bujqësisë do te vazhdoje te mbetet një partner serioz dhe shume i interesuar ne bashkëpunimin e mëtejshëm si me USAID-in, ashtu edheme te gjithë organizatat dhe donatoret e tjerë qe mbështesin zhvillimin e sektorit bujqësor në Shqipëri.

Faleminderit
GENC  RULI
MINISTER